Hetimet e policisë për ekzekutimin mbrëmjen e djeshme në Krujë, të 45-vjeçarit, janë përqendruar në dy pista. Burime të policisë lokale bëjnë të ditur se një pistë hetimi është ndonjë konflikti i mundshëm i viktimës me persona të tjerë, ndërsa pista tjetër, lidhet me ndonjë hakmarrje për shkak të punës së vëllait të tij, efektiv policie në komisariatin e Krujës.
Ende nga ana e policisë nuk ka ndonjë informacion, për autorët e mundshëm të këtij krimi.
Fatmir Pula 45 vjeç, u gjet i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e djeshme afër banesës së tij në fshatin Zezë, Krujë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.00 të mbrëmjes së djeshme. Babai i dy fëmijëve nuk rezulton të jetë person me precedentë penalë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/











