FAKTET/Ministria e Financave kundërshtoi koncesionin e TVSH në 2014

Shares

Në foto, Kryeministri Edi Rama duke hedhur firmën e tij në ekspozitën e pikturave në Hong Kong gjatë vizitës që kreu atje në tetor të vitit 2015. Kompania koncesionare e TVSH është nga Hong Kongu po ashtu

Në fund të vitit 2014-të, Ministria e Financave ka ngritur një grup pune për të vlerësuar propozimin e pakërkuar për “Sistemin e zgjerimit të mbledhjes së tatimit mbi vlerën e shtuar”. Grupi i punës e ka kundërshtuar këtë kërkesë.

Në raportin që është përpiluar në atë kohë dhe që u publikua për herë të parë nga
vizion+ dhe droni.al dhe që e ka në duar edhe ministri Shkëlqim Cani, thuhet se sistemi
bie ndesh me parimet themelore të funksionimit të sistemit aktual dhe propozon zgjidhje jo të përshtatshme.

“Kjo formë, nënkupton ndryshim të sistemit aktual dhe delegimi i autoritetit publik tek privati përsa i përket tatimeve vë në dyshim shumë elementë dhe qëllime të sistemit aktual që lidhen me rrezikun e keqadministrimit dhe keqpërdorimit të të dhënave, zhveshjen e shtetit nga autoriteti kryesor i mbledhjes dhe administrimit të të dhënave dhe do të ngrejë pikëpyetje të mëdha përsa i përket sistemit të ankimeve ndaj vlerësimeve tatimore etj, lidhur me subjektin që do të jetë palë e paditur nga tatimpaguesit që ankohen dhe me marrëdhëniet detyrimore koncesionar-shtet-tatimpagues”, shkruhet në raport ndër të tjera.

Por pavarësisht këtij konstatimi, grupi i punës e ka rishqyrtuar edhe njëherë kërkesën dhe ka dhënë miratimin për vijimin e procedurave të koncesionit.

Ministria e Financave e ka mbajtur sekret procesin e shqyrtimit të koncesionit dhe në nëntor të vitit 2015 deklaroi se nuk ka asnjë informacion mbi kërkesën që është drejtuar.

E njëjta pyetje është bërë edhe në siten e kryeministrisë transparenca.al, por edhe këtu nuk është kthyer asnjë përgjigje.

Dhënia me koncesion e TVSH është
e ngjashme me koncesionin për mbledhjen e faturave të papaguara të CEZ tek DIA dhe që tani konsiderohet si një ndër skandalet më të mëdha financiare në vend.

Borxhet atëherë do të mblidheshin kryesisht në institucionet shtetërore ndërsa tani koncesioni është edhe më i thellë, firma merr detyrat e shtetit për të mbledhur nën okelion e tij paratë që vijnë si TVSH nga bizneset, para që paguhen automatikisht në cdo transaksion që realizohet nga blerja e një gote uji deri tek një anije apo avion.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...