Durrës, po dërgonte “porosinë” te “klienti”, arrestohet me eksplozivë e municione 29-vjeçari

Shares

Foto Ilustruese

Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, kanë arrestuar dje, Alvaro Kola.
Sipas burimeve të policisë lokale, mësohet se arrestimi i tij u bë pasi në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e tij, në lagjen Nr. 16 Durrës, iu gjet dhe iu sekuestruan në cilësinë e provave materiale, kallëpe tritoli, kapsolla detonatore dhe fishekë luftarakë.
Mësohet se Kola është person me precedentë penalë dhe në momentin e arrestimit ishte duke dërguar “porosinë” te vendi “porositësit”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar në nenet  278/4 dhe 278/2  të Kodit Penal.

Policia arrestoi

Alvaro Kola 29 vjeç, banues në Durrës.

Policia bllokoi

• 7 copë kallëpe të dyshuar si eksploziv me peshë rreth 1.414 kg;
• 9 copë kapsolla detonatore elektrike;
• 47 copë fishekë luftarakë model 56 të kalibrit 7.62 m/m.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...