Durrës, arrestimet e vrasësve me pagesë, dyshime si pjesë grupeve kriminale rivale

Shares

Një nga të arrestuarit e djeshëm

Arrestimet e një ditë më parë në Durrës, e të dyshuarve si vrasës me pagesë, kanë bërë që hetimet të zgjerohen, në konflikte midis grupeve kriminale që ushtrojnë aktivitet brenda dhe jashtë vendit.
Nga hetimet paraprake, mësohet se disa grupe kriminale që akuzohen për një sërë krimesh të kryera në Shqipëri dhe Holandë, tashmë janë pjesë e hetimeve nga policia. Këto grupe dyshohet se kanë ushtruar aktivitet kriminal në Itali, Spanjë dhe Holandë.
Hetimet për këto grupe kriminale janë intensifikuar pas arrestimit të dy vrasësve me pagesë në Durrës.
Grupet nën hetim, dyshohet se kanë kryer një sërë veprash penale, vrasje, plagosje, tentativa vrasjesh.
Nga këto grupe, dyshohet se janë kryer krime në Shqipëri e Holandë.
Hetimet për këta persona të përfshirë në grupe kriminale janë përqendruar kryesisht tek konfliktet për prishjen e pazareve të drogës.

Disa nga veprat për të cilat ata po hetohen

Tentativë vrasje në zonën e Shijakut, në qershor 2014,
Tentativë vrasje në Tiranë në korrik 2015,
Për 2 plagosje në Holandë në dhjetor 2015.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...