6 ekspertë të Komisionit të Venecias kanë mbërritur sot në Tiranë ku do të zhvillojnë takime për dy ditë rresht me të gjithë aktorët e përfshirë në reformën në drejtësi.
Në qendër të bisedimeve do të jenë propozimet e palëve për draftin e ridërguar Venecias pasi ky komision hartoi sugjerimet e para.
Opinioni final i Komisionit të Venecias do të përgatitet gjatë muajit shkurt dhe do t’i paraqitet sesionit plenar të komisionit në mars.
Grupi i ekspertëve do të japë një konferencë për shtyp të premten lidhur me diskutimet që kanë zhvilluar në Tiranë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












