Policia: Plagosja e Artan Gjermenit aksidentale, nga pakujdesia

Shares

Për sa i përket plagosjes së Artan Gjermenit, policia e Tiranës bën të ditur se plagosja e gjyqtarit ka qenë aksidentale dhe nga pakujdesia. Ai është lënduar ndërsa punonte në shtëpinë e tij. Sipas burimeve nga policia nga vetë dëshmia e tij në ambientet e spitalit “Nënë Tereza “, Gjermeni nuk rezulton të jetë sulmuar por është plagosur aksidentalisht në banesën e tij.
Gjermeni ka pohuar para oficerëve se ka qenë duke punuar ne garazhin e shtëpisë së tij nga ku ka marrë plagët e llamarinës në disa pjesë te trupit.
“Shtetasi A. Gj., ka shkuar të marre mjekim në spitalin ‘Nënë Tereza’, pasi ka deklaruar se aksidentalisht është prere me një mjet prerës llamarinë në shtëpinë e vet” bëri të ditur zyrtarisht policia e Tiranës.
Plagosja me mjete prerëse e gjyqtarit të Gjykatës së Tiranës, Artan Gjermeni ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ku gjyqtari është paraqitur në spitalin “Nënë Tereza” për mjekim. Artan Gjermeni është dërguar në shtëpi pas mjekimit të marrë në spital.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...