FOTO/ Disk fluturues mbi Tiranë…?!

Shares

Revista “Anabel” ka publikuar dy foto sot, me pretendimin se një disk fluturues është fotografuar mbi Tiranë. Revista sqaron se fotot janë dërguar njerëz të ndryshëm në adresën e saj të “Faceboo”-ut. Por, revista sqaron se “Nuk dihet nëse është një fotomontazh apo një trill vizual. Madhësia e diskut në këtë foto lë për të dyshuar për faktin që askush tjetër nuk e ka parë apo që kjo UFO nuk paska interferuar në receptorët e aviacionit tonë”.
Edhe DRONI.al, e lë në dëshirën e lexuesve të tij, ëpr ta besuar informacionin e shoqëruar me këto dy foto.

Artikulli i plotë i “Anabel”


tirane, disk ufo1“Këto dy foto u dërguan në inboksin e ‘Anabel’ në ‘Facebook’ nga njerëz të ndryshëm. Siç shihet në to, është kohë e vrenjtur dhe në qiell mes reve shfaqet një objekt që ka formën e një disku fluturues gjigant shumë afër me tokën (2 foto).
Nuk dihet nëse është një fotomontazh apo një trill vizual. Madhësia e diskut në këtë foto lë për të dyshuar për faktin që askush tjetër nuk e ka parë apo që kjo UFO nuk paska interferuar në receptorët e aviacionit tonë.
Gjithsesi, sipas ‘Educating Humanity’ në botë janë numëruar deri në korrik 2015 rreth 1353 UFO të raportuara në MUFON (është një organizatë jo-fitimprurëse me bazë në Amerikë që heton rastet e supozuara si UFO) rreth gjithë botës. Kjo tregon një rritje me 35% të rasteve të korrikut të një viti më parë. Pjesa më e madhe e këtyre raportimeve janë në SHBA dhe po ashtu ka një raportim edhe nga Shqipëria.
Shumë njerëz përfshirë edhe shkencëtarë, besojnë në ekzistencën e tyre. Kandidatja për presidente Hillary Clinton ka thënë se nëse ajo fiton, do ta çojë këtë çështje deri në fund pasi të dhënat tregojnë se vizitat e UFO-ve mbahen të fshehta nga publiku për shkak të frikës mbi ndikimin në fe dhe në ligje. ‘Unë mendoj se ne tashmë jemi vizituar nga ata, por nuk e dimë me siguri’, tha ajo”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...