Një 21-vjeçare, studente në Fakultetin Ekonomik, u arrestua dy ditë më parë nga Policia e Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim për gjobëvënie.
Sipas policisë lokale, mësohet se Desilvja Menajn, nga Vlora, është vetëdorëzuar në Komisariatin nr. 3, e shoqëruar nga avokati i saj. Burime nga Policia thanë se menjëherë pas prangosjes e reja është transferuar drejt Policisë së Vlorës për veprimet e mëtejshme.
Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, më datë 29 qershor 2015, e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burg, për veprën penale “shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.

Burimet thanë se i dashuri i të dyshuarës, shtetasi me iniciale E. C., i cili njihet si biznesmen në Vlorë, ka denoncuar ngjarjen në fund të muajit nëntor të vitit 2014.
Mesazhet flisnin qartë, pasi ajo i kërkonte shtetasit E. C., 15 mijë euro, në mënyrë që ajo të mos e bënte publike lidhjen e tyre.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












