Qytetarë të ndryshëm nga Laçi denoncojnë fenomenin e gjovënieve nga policia në këtë qytet me të vetmin qëllim mbushjen e arkës së shtetit. Këtë e demonstrojnë edhe me foto ku qartazi mungesa e tabelave dhe sinjalistikës rrugore, pranë poliklinikës së qytetit, e shndërron fenomenin e gjobvënies, në abuziv dhe të jashtë ligjshëm.

“Nëse parkimi i automjeteve pranë poliklinikës e cila është një institucion jetik dhe nuk është një bilardo apo kioskë qoftesh që hyhet për qejf, vendosni tabelat përkatëse që dhe qytetarët të jenë të vetëdijshëm për shkeljen e konstatuar. Gjoba nuk është ndërgjegjësim, tabela është ndërgjegjësim”, apelojnë qytetarët.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












