Tirana në mënyrë të përsëritur doli sot nga shtrati i saj. Dalja e saj nga shtrati ka krijuar një situatë problematike në disa zona. Vështirësi hasen edhe në qarkullimin e mjeteve.
Përmbytje ka pasur edhe në zonën e “Don Boskos” dhe “Siri Kodra”.
Përmbytje ka pasur edhe në Kombinat, Shkozë, rruga “Irfan Tomini”, “Komuna e Parisit”, Lulishte “1 Maji”, Selitë, Lanabregas etj. Në Kombinat nxënësit e një shkolle janë evakuuar pas situatës kritike të përmbytjeve. Dalja e radhës nga shtrati ka “përmbytur”, propagandën dhe demagogjinë e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Shirat e sotme treguan të kundërtën, dhe pas situatës së re të përmbytjeve, Erion Veliaj e ka gati edhe deklaratën shfajësuese, sipas së cilës…, “shirat e sotme janë më të mëdhatë të rëna ndonjë herë në 10 vitet e fundit…”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












