Plagosja e policit Sami Gjyzeli, 58 vjeç, efektiv i Antidrogës ka qënë një atentat i mirëfilltë. Ky është konkluzioni i policisë së Durrësit pasi ka shqyrtuar rrethanat e ngjarjes.
Pikërisht ter Ura e Dajlanit, duke u kthyer për në shtëpinë e tij një person i maskuar me motor iu afrua me shpejtësi dhe e sulmoi.
Polici është goditur dy herë me thikë nga agresori Xhemal Huku, tashmë i kapur nga policia. Një goditje është në bark dhe një në krah, teksa polici i antidrogës përpiqej që të ndalonte Hukun.
Ndërsa Sami Gjyzeli, efektivi i plagosur rëndë është në sallën e Reanimacionit në Spitalin Rajonal të Durrësit në gjendje kritike për jetën, njofton panorama.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












