Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë në fuqi sot vendimin e shkallës së parë që shpalli të pafajshëm ish-drejtorin e Tatimeve Tirane, Ismail Muca. Me këtë vendim, Ismail Muça, ish-drejtori i Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë ka konfirmuar pafajësinë e tij në gjykatën e Apelit Tiranë.
Ka qenë gjykata e Shkallës së parë Tiranë e cila pak muaj më parë nxori të pafajshëm Muçën, duke mos e klasifikuar atë si përgjegjës në dëmin prej 5 milion euro nga skema e rimbursimit të TVSH për dhjetëra biznese. Ky vendim është lënë sot në fuqi nga Gjykata e Apelit Tiranë.
Ndërkohë, për 7 të akuzuarit e tjerë për një skemë mashtruese rimbursimi TVSH-je në dëm rreth 5 milionë euro u shpallën fajtorë dhe janë dënuar edhe nga Apeli sikurse nga gjykata e Shkallës së Parë.
Gjashtë ish-zyrtarë të Drejtorisë Rajonale të Tatim-Taksave në Tiranë dhe dy administratorë të 13 kompanive kineze, sipas prokurorisë rezultojnë të kenë vjedhur 6 milion euro, si pasojë e skemës së mashtrimit me rimbursimin e TVSH. E gjithë kjo vjedhje ka ndodhur brenda 10 muajsh dhe në disa raste dy biznesmenët kanë dalë nga banka me thasë me para.
E gjitha shuma sipas dosjes së prokurorisë është tërhequr “Kesh” nga bankat, ndërkohë në llogaritë e të pandehurve janë sekuestruar shuma financiare shumë të vogla, për të mos thënë qesharake.
Personat e përfshirë ishin:
1. Ismail Muça- Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve (DRT) Tiranë
2. Afërdita Hysa- Drejtore e Kontrollit, D. R. Tatime, Tiranë
3. Laurent Vata – Përgjegjës i Sektorit të Kontrollit, D. R. Tatime, Tiranë
4. Edmond Osmani – Inspektor Kontrolli, D. R. Tatime, Tiranë
5. Gramoz Milushi – Inspektor Kontrolli, D. R. Tatime, Tiranë
6. Kujtim Metalia – Inspektor Kontrolli, D. R. Tatime, Tiranë
7. Mirjan Beneja – Administrator i kompanive private
8. Gjergj Tupe – Administrator i kompanive private
Për më shumë mund të lexoni edhe …
Zbardhet vendimi 53 faqesh i pafajësisë së ish-drejtorit të Tatimeve Ismail Muça
/web/Zbardhet_vendimi_53_faqesh_i_pafajesise_se_ish_drejtorit_te_Tatimeve_Ismail_Muca_2453_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












