Bashkia e Beratit nga janari 2016 e në vijim do të ketë nivelin më të lartë të taksave në historinë e tij si qytet, deklaroi Namir Lapardhaja, përfaqësues i opozitës në Këshillin Bashkiak.
Për njësinë administrative Berat, niveli i tarifës së ndriçimit publik rritet nga 800 lekë/vit në 1200 lekë/vit dhe për familjet që përfitojnë nga lehtësirat fiskale rritet nga 400 lekë/vit në 600 lekë/vit.
E njëjta tarifë rritet me 3000 lekë/vit për çdo subjekt biznesi duke shkuar në 4,200 lekë/vit ndërsa për subjektet e biznesit të madh me aktivitet transport pasagjerësh dhe mallrash tarifa rritet nga 1,600 lekë vit në 4,600 lekë në vit dhe për subjektet e kategorive të tjera të biznesit të madh tarifa rritet nga 3,000 lekë/vit në 6,000 lekë/vit.
Po ashtu ka rritje të tarifës së gjelbërimit publik me 200 lekë/vit për çdo familje normale dhe 100 lekë/vit për çdo familje që përfiton nga lehtësira tatimore.
Rritja më e madhe e kësja tarife shënohet për bizneset duke shkuar deri në 3,500 lekë në vit.
Sipas Lapardhasë, ajo që vihet re në paketën e re fiskale të bashkisë së Beratit është një disbalancim i lartë midis tarifave të njësive të ndryshme administrative, gjë që bie ndesh me logjikën e Reformës së Re Administrative, ndërkohë ajo që duhej bërë sipas opozitës është unifikim i kësaj pakete për të gjitha njësitë administrative të bashkisë së re Berat, ulje të këtyre taksave (sipas llojeve të tyre) në sinkroni me atë që parashikon ligji Nr. 9632, datë 30.10.2006, sipas të cilit këshillat bashkiak mund të rrisin ose të ulin taksat vendore deri në masën 30%, dhe forcim të administratës tatimore, gjë që do të realizojë dhe do të rezultojë me eficensë në mbledhjen e tyre.
Paketë e re fiskale ka goditur rëndë biznesin e ndërtimit duke e rritur çmimin e pallateve me se paku 50 euro për metër katror.
Këshilltarët e djathtë, pak kohë më parë këshilluan reduktimin me 30% të taksës së pasurisë së paluajtshme, ku të përfshiheshin taksat për ndërtesat dhe taksat për tokën bujqësore, të dyja me ndikim të drejtpërdrejtë tek qytetarët beratas.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/