Darka e një viti më parë me gazetarët ju kthye sivjet në boomerang Edi Ramës

Shares

Kryeministri në darkën me gazetarët sonte, në Pallatin e Brigadave, nuk ka qenë ai i një viti më parë, kur nuk la gazetarë e drejtues mediesh, pa “thumbuar”, për të mos thënë tallur dhe ironizuar. Duke dalë në “podiumin” e fjalimeve, pas fjalimeve ironike të Lutfi Dervishit e Iva Tiços, Edi Rama ndjehej sonte “i çarmatosur”, nga ajo që e me siguri, para këtyre fjalimeve, e konsideronte “armën e tij më të fortë”.
Ngërçi u duk që në nisje të fjalimit, kur “urdhrit” të tij ndaj gazetarëve për një “duartrokitje” për Endi fugën, ju përgjigjën tek-tuk, ca gjysmë-duartrokitje.
“E para s’presim ngushëllime sot kështu që edhe mund të qeshini si fillimisht doja tu kërkoja me urdhër një duartrokitje për Endri Fugën për 3 arsye, se hoqi picirin duke kërkuar folësin, njëri i thoshte, s’flas se po fola do më shajnë…njëri s’do flas se se di kush do flasi tjetër por s’do jem, një tjetër i tha po fola do i them të gjitha, kështu që besoj se arsyeja e dytë meriton edhe kjo një pjesë të duartrokitjeve se hoqi picirin dhe kush nuk donte të ulej me kë, dhe …numri i njerëzve që s’donin të uleshin me tjetrin ishte impresionues, kështu që ju njoh shumë mirë…”,  tha Rama.
Pas kësaj, në tentativën e dështuar për të rikuperuar me batutat e tij, Edi Rama ju rikthye fjalimit ë shkruar…, me siguri nga zyra e shtypit…
Intonacioni, pamja “e zverdhur” e kryeministrit, më shuam flisnin se ai vetë do të kishte dëshiruar të mos shtronte, jo darkën e sotme, por atë të një viti më parë, kur tallja dhe ironitë, sot ju rikhyen në formën e boomerang-ut.
Megjithatë, në respekt edhe të “fjalimit të shkruar”, Edi Rama, nuk e fshehu zemërimin e tij për qëndrimin e medieve ndaj tij, gjatë vitit 2015.
“Dikur kam qenë edhe unë si ju. Zoti na ruaj të isha dhe unë gazetar si ju, por shkruaja në faqet e shtypin, kundërshtar i qeverisë. Megjithëse jam prapë mes jush, nuk është si më parë, unë jam mes jush tani si kavia kryesore e punës tuaj”, u shpreh Rama.
Më tej, kryeministri u ndal te puna e medias përgjatë vitit 2015, duke u shprehur se “Mblodha disa detaje se çfarë kishit bërë me mua për një vit, si lëndë e parë e prodhimeve tuaja. Shumë mund është derdhur këtë vit për të më bërë copa e çika, e për të nxjerrë prej tyre përfundimet për qëllimet e mia të pa ekzistuara, deformimet, komplekset, frikërat, halat në syrin time, gjëmimet në veshët e mi”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...