Urimi i Bashës: Besim se e nesërmja do të jetë më e mirë

Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar sot të gjithë besimtarët e krishterë për fëstën e Krishtlindjës. Mesazhi i z. Basha u përcoll nga Metropolia e Korçës. Kryetari i Partisë Demokratike mori pjesë dhe në meshën hyjnore të Krishtlindjes mbajtur në Katedralen e Korçës.

“Në këtë ditë të mrekullueshme, në këtë ditë të bekuar të Zotit, ditë Krishtlindjesh, dua të uroj të gjithë besimtarët e krishterë : Gëzuar Krishtlindjen! Për shumë vjet gëzuar!

Do të uroj në veçanti shërbëtorët e Zotit, të gjitha kishat, katolike, ortodokse, ungjillore të vendit. Dhe një urim të veçantë kam për më të pamundurit, njerëzit në nevojë, për fëmijët në veçanti, se kjo ditë e bekuar e lindjes së shpresës të sjellë bashkë me shpresën edhe besimin se e nesermja do të jetë më e mirë’, tha Lulzim Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...