Polici Këshillues, ja shkeljet që nuk përfitojnë gjoba

Shares

Nëse shkel rregullat e qarkullimit për herë të parë nuk do të gjobitesh por do të këshillohesh nga polici rrugor.

Ky fakt u bë publik nga Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i cili në një takim me gazetarët prezantoi projektin “Polici Këshillues”.

Për shkeljet si mos respektimi i semaforit apo tejkalimi i shpejtësisë e dejtimi i mjetit në gjendje të dehur nuk do të ketë këshillim por aplikim të penaliteteve sipas kodit rrugor.

Por çfarë është gjoba këshilluese me vlerë 0 lekë?

Nëse aktualisht ndalohesh nga Policia Rrugore dhe nuk ke të vendosur rripin e sigurimit apo nuk ke respektuar një prej rregullave, gjobitesh sipas Kodit në fuqi.

Por me hyrjen në fuqi të projekti “Polici Këshillues” çdo shofer apo përdorues i rrugës i cili ndalohet dhe rezulton se shkelja e kryer është për herë të parë, drejtuesi do të konsiderohet “shofer pozitiv” dhe ndaj tij do të aplikohet gjoba këshilluese. Në rast të ndalimit për herë të dytë me të njëjtën shkelje drejtuesi nuk do të këshillohet për herë të dytë, por do të dënohet me penalitet sipas Kodit Rrugor në vlerën monetare.

Kjo gjobë – sqaroi ministri Tahiri – ka efekt statistikorë për Policinë Rrugore dhe të Shtetit.

Gjoba këshilluese nuk do të aplikohet për shkelje, si thyerja e semaforit të kuq apo tejkalimi i shpejtësisë në zonat urbane.

Po ashtu – sqaroi Tahiri – masat ndëshkuese do të aplikohen të klasifikuara për përdoruesit e rrugës në varësi të makinave që ata përdorin apo llojit të shkeljes që ata bëjnë.

Si shembull ministri sqaroi se: Dikush që ka 6 muaj me siguracion të skaduar do të gjobitet, por nëse siguracioni ka një 3 ditë apo deri 2 javë që ka skaduar, atëherë do aplikohet këshillimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...