Misioni Euralius në Shqipëri ka dërguar në ministrinë e Drejtësisë një propozim për ndryshimin në Kushtetutë të kritereve për mbajtjen e referendumit, por duket që do të kundërshtohet fort nga mazhoranca.
Propozimi i Euralius, kërkon që referendumi të ketë si kuorum për pjesëmarrjen ¼ eqytetarëve që janë në listën e votimit. Aktuliasht kuorumi aktual është 1/3 e zgjedhësve në listë.
Në një intervistë që ka dhënë për gazetën Dita, ministri i Drejtësisë Ylli Manjani thotë se është kundër këtij propozimi:
“Unë nuk e kuptoj se pse EURALIUS është marrë me këtë temë… Flitet vetëm për referendumin kushtetues dhe kjo është absolutisht një absurditet. Nëse e pranojmë këtë standard, atëherë nisur dhe nga kushtet e Shqipërisë, kjo i bie që mjafton të marrë pjesë anëtarësia e një partie. Pse? Votuesi i një partie të vetme e arrin atë numër votuesish, diku tek 600 mijë vota pro, dhe këtu me një parti të vetme mund të vendoset çfarë të doni në Kushtetutë. Mund të vendosë të vendoset diktatura e proletariatit, mund të vendosë që të ndërrohet forma e regjimit sepse këto janë të gjitha në Kushtetutë. Kjo është frikshmërisht e rrezikshme. Flas për kushtet e Shqipërisë. Nëse do ta diskutojmë shifrën 1/3, propozimi im është ky: Që vetëm për referendumin kushtetues, kriteri i pjesëmarrjes të jetë jo 1/4, por një e dyta plus 1! Sepse ajo frymë konsensuale që kërkohet në Kushtetutë për të miratuar draftin, duhet të rrezatohet edhe në popull”, deklaron Manjani.
Kërkesa për referendum është e lidhur me zbatimin e reformës në drejtësi. Idenë e referendumit e përmendi edhe ambasadori amerikan në një darkë me disa drejtues mediash në fillim të kësaj jave, shkruan Dita.
Ai tha se është diskutuar edhe kjo ide, por kuorumi është një pengesë për shkak të nivelit të lartë të shqiptarëve-zgjedhës që nuk jetojnë në Shqipëri.
Që një referendum të jetë i vlefshëm, sipas ligjit që kemi sot, duhet të marrin pjesë 1/3 e zgjedhësve që janë të regjistruar në listat e zgjedhësve. Pra nga 3.3 milionë që ne kemi sot, duhet që 1/3 të marrin pjesë. Pastaj të votojnë alternativën votuese, duhet më shumë se gjysma e atyre që marrin pjesë.
Praktikisht në Shqipëri jetojnë afërsisht 2 milionë votues ndërkohë që në listat e voitmit janë ehe mbi 1 milionë shqiptarë që jetojnë jashtë dhe nuk votojnë ose votojnë në një numër shumë të vogël duke u kthyer në Shqipëri.
Lista e shqiptarëve jashtë vendit që pritet të hartohet nga qeveria nuk është zgjidhje. Regjistri mund të krijojehet në 2 vjet dhe pritet të jetë gati në vitin 2017, por askush nuk e di nëse të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë do të regjistrohen.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












