Zjarr në Dajt, ministria e Mjedisit qetëson: Nuk ka dëme të konsiderueshme

Shares

Një zjarr i përmasave të mëdha është shfaqur paraditen e sotme në Parkun Kombëtar të Dajtit, konkretisht brenda perimetrit të zonës së mbrojtur ku paraprakisht ekspertët thonë se nuk ka dëme të konsiderueshme.
Deri tani nuk dihet se cili ka qenë shkaku i kësaj vatre zjarri, megjithatë ekspertët do të nisin hetimet e duhura. Ndërkohë, Ministria e Mjedisit ka deklaruar se ka marrë një sërë masash për shuarjen e flakëve.
Nga burime zyrtare mësohet se, të pranishëm në vendin e ngjarjes janë ekipe të repartit zjarrfikës, emergjencave civile dhe inspektorë e ekspertë të Ministrisë së Mjedisit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...