Rruga që të çon nga Fushë Kruja deri në afërsi të Milotit ka mbetur totalisht e bllokuar prej më shumë se 6 orësh për shkak të prishjes së Urës së Thumanës.
Për shkak të trafikut policia është detyruar të devijojë automjetet.
Më shumë se një mijë automjete qëndrojnë pa lëvizur, në të ftohtë, që nga pasditja duke krijuar radhë të gjata që arrijnë deri në 5 kilometra.
Vështirësitë në qarkullim janë shtuar edhe nga shkelja e rregullave të qarkullimit, nga shumë prej tyre. Ata levizin në kahun e kundërt ose në pjesën anësore duke blolkuar qarkullimin në të dy drejtimet.
Policia rrugore është gjetur e papërgatitur për situatën dhe ka ndërhyrë shumë vonë, pasi trafiku ishte bllokuar. Ajo devijoi makinat në rrugën e vjetër por edhe atje pas pak kohe u krijua situatë e rënduar për shkak të rrugës së keqe.
Ura e Thumanës është dëmtuar që prej një muaji por askush nuk ka vënë dorë në të duke lënë mijjra njerëz në rrugë natën e Krishtlindjeve
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












