I dënuari për vjedhje merr lajmin në qeli, se është dënuar për vrasjen në Greqi

Shares

Gjykata e Apelit Korçë ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për dy vëllezër, të akuzuar për një vrasje në shtetin grek.
Ngjarja ka ndodhur më 15 maj 2010,  ku  shtetasit Teo dhe Aurel Ramo (vëllezër) në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë qëlluar për vdekje me thikë shtetasin E. M., pas një konflikti për motive të dobëta.
Teo Ramo aktualisht po vuan dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë për një tjetër vepër penale. Bëhet fjalë për një vjedhje të ndodhur në gusht të 2014.
Lajmi mbi vendimin e Apelit për dënimin me 18 vjet burg për  vrasjen në shtetin helen, 27 vjeçarit  i është komunikuar nga efektivë të policisë gjyqësore.
Ndërkohë i vëllai i tij, Aurel Ramo,  është  kapur  më datë 22.12.2015, pasi  ndaj  tij është lënë në fuqi vendimi i Gjykatës së  Rrethit Gjyqësor Korçë me  Nr. 369, të  datës 12.06.2015, e cila e ka dënuar këtë shtetas,  me 15 vite burg,  për  të njëjtën  vepër penale, “Vrasja me dashje” e kryer në bashkëpunim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...