Grabitja e 4 thasëve të mbushura me parat e bankës së nivelit të dytë në afërsi të stacionit të trenit, mbetet pa autor.
Policia dhe prokuroria pavarësisht hetimeve disa mujore nuk ka arritur të gjej autorët e kësaj grabitje spektakolare në mes të ditës në kryeqytet. Në mungesë të provave dhe identifikimit të personave të maskuar që bënë grabitjen, prokuroria i ka deleguar dosjen policisë për vazhdimin e hetimeve në rrugë operative.
Nga ana tjetër, prokuroria ka përfunduar hetimet dhe po i komunikon akuzat 6 punonjësve të kopmpanisë private që merrej me shoqërimin e parave dhe dy përgjegjësve të bankës së nivelit të dytë në vend.
SIpas prokurorisë, është provuar se me mos veprimet e tyre dhe neglizhencën në ushtrimin e përgjegjësive, shefi i sigurisë së bankës Qirjako Taçe dhe shoqëruesi i vlerave monetare të bankës, Robert Felaj, kanë konsumuar element të veprës penale të shpërdormit të detyrës në sektorin privat.
Hetuesit thonë se dy punonjësit e bankës së nivelit të dytë, nuk kishin marr masa për ruajtjen dhe kontrollin e ambienteve të brendshme të bankës, mes tyre edhe garazhin ku ishin fshehur grabitësit. Duke ia lehtësuar pa dashje punën grabitësve të 4 thasëve të mbushura me franga zviceriane, dollar amerikanë, euro dhe paund.
Për prokurorinë, akuzën e “shpërdorimit të detyrës” e kanë konsumuar edhe 6 efektivët e eskortës së kompanisë private, të pandehurit Isuf Gjici, Artan Dervishi, Dritan Duka, Saimir Nikoci, Ilir Syla dhe Tomorr Hidri. Sipas prokurorisë, 6 efektivët e kompanisë private nuk kanë marr masat ekstreme të sigurisë, duke neglizhuar kontrollin e zonës për rreth bankës, hyrjet e pallatit si dhe garazhin ku ishin fshehur grabitësit. Përveç kësaj prokuroria thotë se edhe në momentin kur janë shfaqur grabitësit, punonjësit e bankës nuk janë treguar vigjilent dhe nuk kanë reaguar për të evituar grabitjen edhe pse kanë qenë të armatosur.
Ngjarja për të cilën do të gjykohen 8 të pandehurit, ka ndodhur në shkurt të 2015 ku grabites të armatosur arritën të marrin një shumë të konsiderueshme parash nga makina që do t’i transportonte drejt Rinasit.abcneës
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












