Ish ministri i Bujqësisë, Genc Ruli tha sonte në emisionin “Natë me Xhaxhiun” te news 24 se ekipi i drejtuesve të qeverive të PD-së është një përvojë e cmuar për vetë paretinë. “E shoh ekipin e ish-ministrave si një vlerë të krijuar në vite në PD. Kjo nuk do të thotë se të mos vijnë fytyra të vjetra. Nuk kam qënë për një opozitarizëm agresiv”, tha Ruli.
Kas pas nje lloj debati por nuk konsumon energji brenda PD, tha ish-ministri. Basha po perpiqet te ndertojë ekuilibër mes atyre që janë të vjetër në PD dhe atyre që vijnë të ri.
Duke komentuar largimin e PD nga pushteti Ruli tha se njerëzit u lodhën me ne dhe nuk na votuan.
Lidhur me kryetarin e PD ai tha se Basha nuk duhet të përsërisë historinë e liderëve. Është e vështirë për Bashën të zërë volumin e Berishës, tha ai.
Duke folur për cilësine e elketoratit politik në Shqipëri, ai tha se PD ka shumë më pak identitet ideologjik se sa ka pasur kur u themelua. Por deri diku ai lloj fanatizmi e ka mbajtur më në binarë politikën, ndërsa sot jo. Elektorati nuk ka më brenga të shtegtojë votën dhe besoj se politika ia futi këtë ves elektoratin dhe tani po e vuan atë. Ka pragmatizëm por jo intelektual por shpreh zhgënjimin e elektoratit duke i dhënë votës një vlerë tregu.
Sot politika ka presione të grupeve të interesit dhe brenda tyre ka edhe elementë të krimit të organizuar. Ke devijim të boshtit të sovranitetit. E ka këtë sovranitet votuesi? Nuk e ka më dhe i fut një vlerë votimi, the Ruli.
Në vijim të analizës së tij ai tha se ka disa zyrtarë të politikës që e fillojnë karrierën si deputetë dhe e mbyllin duke mbetur në rrugë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/