Ne foto lart, Anila Keco ne polici ndersa ne foton poshte me te shoqin qe vrau, Valmir Keco
Një grua shqiptare që jeton në SHBA Anila Keco, 34 vjeçe sulmoi me thikë bashkëshortin e saj, Valmir Keco duke e vrarë atë .
Ngjarja ka ndodhur në Ëaterbury, ku Anila Keco sipas policisë qëlloi mbi burrin e saj, ku 43-vjeçari ndërroi jetë në spital disa orë më pas.
Cifti ka dy fëmijë të cilët nuk ndodheshin në shtëpi në momentin e ngjarjes, ndërsa raportohet se mes çifti ka pasur një histori grindjeje.
34-vjeçarja do të akuzohet për vrasje, ndërsa policia po heton mbi këtë ngjarje pasi mund të kemi të bëjmë edhe me sulm për vetëmbrojtje.
“Nuk e kisha imagjinuar kurrë që do të përfundonte kaq keq”, thotë Linda Keane, fqinje e familjes shqiptare.
“Pashë policinë që nxori gruan nga shtëpia dhe e futën në makinë”.
“Uroj që dikush nga familja të kujdeset për fëmijët, pasi tani nuk kanë nënë dhe baba”, shton Keane.
Mediat amerikane raportojnë se ngjarja ka ndodhur brenda pak minutash dhe kur mbërritën në vendngjarje e gjetën 43-vjeçarin të shtrirë me planë në stomak.
Ngjarja ka ndodhur të martën, ndërsa sot ajo ka dalë para gjykatës. Fillimisht ajo u akuzua për sulm të shkallës së parë, ndërsa pasi bashkëshorti i saj ndërroi jetë u akuzua për vrasje.
34-vjeçarja do të hetohet në gjendje të lirë pasi ka lënë një garanci prej 200 mijë dollarë. Dy fëmijët e çiftit ndodhen në rajoni e policisë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/