Qeveria ka marrë sonte dy vendime për ashensorët si pjesë e akteve rregullatore që burojnë nga ligji “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore”.
Vednim i parë është miratimi i rregullit teknik “Për ashensorët” si dhe përcaktimi i listës së standardeve të harmonizuara shqiptare, me karakter referues, për prezumimin e konformitetit të ashensorëve.
Vendimi tjetër është “Miratimi i rregullit teknik “Për sigurinë e ashensorëve në përdorim ku parashikohen standartet e ashensorëve në përdorim dhe procedurat e kontrollit të koalidimit të tyre.
Vendimet e mësiprme janë pjesë e paketës së madhe të ligjeve dhe standarteve prej mijëra faqesh që duhet të përmbushë Shqipëria në kuadrin e hapjes së negociatave dhe anëtarësimit në BE.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/