Pse po vonon legalizimi i emigrantëve shqiptarë në Greqi

Pse po vonon legalizimi i emigrantëve shqiptarë në Greqi

72
0
Shares

Ligji i ri miratuar këtë verë në Greqi, i cili legalizon mijëra emigrantëve që kanë patur dikur leje qëndrimi, apo të dëshmojnë se ndodhen në Greqi 7 vitet e fundit, po zbatohet me vështirësi dhe shumë ngadalë.

Disa mijëra emigrantë që kanë paraqitur aplikimet e tyre duhej të pajiseshin me dokumenta dy-tre muaj pas aplikimit ose ndryshe leje për arsye të jashtëzakonshme.

Vonesat në procedura i pranon edhe sekretari i përgjithshëm për politikën e emigracionit i në Ministrinë e Brendshme greke, Vasilis Papadopulos, i kontaktuar nga ABC News.

“Vonesat në lejet për arsye të jashtëzakonshme ishin gjithmonë të mëdha, për fat të keq. Në këto momente është rreth një vit e gjysmë. Problemi është se që nga viti i kaluar deri më tani, bëhet shumë shpejt shqyrtimi i aplikimeve të emigrantëve që kishin disa vite qëndrim të ligjshëm në Greqi, që kishin leje qëndrimi në 5 nga dhjetë vitet e fundit. Ndërsa pjesa tjetër, ata që nuk kishin kurrë leje qëndrimi, do të shqyrtohen kur t’u vijë radha. Pra kishim një shqyrtim me “dy shpejtësi”. Ne duam të shikojmë se sa aplikime kemi, ritmet me të cilat shqyrtohen aplikimet, kështu që të përpiqemi të vemë më shumë personel, me qëllim që të avancojë më shpejt procedura e shqyrtimit“, deklaron Papadopulos.

Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahje”, që drejtohet nga Fatos Malaj, ka ushtruar vazhdimisht presion ne adrese te autoriteteve greke , me qëllim që të shmangen vonesat e mëdha, por edhe të përmirësohet më tej shërbimi ndaj emigrantëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY