Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim duket se nuk e kanë aspak të lehtë organizimin e një feste të përbashkët per fundvit.
Festa ishte ideuar si një mënyrë për të mbledhur ministrat dhe grupet parlamentare të dy partive kryesore të koalicionit qeverisës, por deri tani ka rezultuar në disa shtyrje, shkruan abcneës.
E programuar fillimisht për më 23 dhjetor, festa PS-LSI u shty për më 26 dhjetor me justifikimin e axhendës së Kryeparlamentarit në Serbi, ndonëse dihej 3 ditë para se Ilir Meta e kishte anuluar vizitën.
Anulimi i dytë erdhi për shkak të pamundësisë së Kryeministrit Rama për t’u ndodhur në Shqipëri më 26 dhjetor. Festa e përbashkët PS-LSI tashmë është shtyrë për më 14 janar, ndonëse burime nga dy forcat politike bënë me dije se nuk përjashtohet një tjetër anulim i saj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/