Qeveria vendosi sonte të zbatojë një vendim të gjykatës Strasburgut për kthimin e pronave që është marrë vetëm një muaj më parë.
Bëhet fjalë për cështjen “Sharra dhe të tjerë kundër Shqipërisë”. Personat e përfshirë në gjyqin e pronave do të kompesohen sipas vlerës së pronës pa marrë parasysh disa përcaktime të ligjit të ri për pronat qëë shtë miratuar në Shqipëri.
Ja një pjesë e vendimit:
1. Ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 10.11.2015, për çështjen “Sharra dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, për ankimet nr.25038/08, (Sharra), nr.64376/09 (Xibinaku dhe të tjerë), nr.64399/09 (Frashëri), nr.347/10 (Maçi), nr.1376/10 (Çoka), nr.4036/10 (Dvorani dhe Dume), nr.12889/10 (Asllani), nr.20240/10 (Agolli), nr.29442/10, (Talipi/Peshkëpia), nr.29617/10 (Kati), nr.33154/11 (Vrioni) dhe nr.2032/12 (Lelo), sipas listës së ankuesve, në shtojcën 1, dhe shumat e përcaktuara në shtojcën 2, bashkëlidhur këtij vendimi dhe pjesë përbërëse e tij, plus çdo taksë që mund të jetë e aplikueshme.
2. Ekzekutimin, në zbatim të vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, të vendimeve të komisioneve të kthimit dhe kompensimit të pronave ish-pronarëve, për aplikimet nr.33154/11 (Vrioni) dhe nr.347/10 (Maçi).
3. Vlerat e përcaktuara si detyrim, gjatë ekzekutimit të këtij vendimi, të konvertohen në lekë, në bazë të kursit të këmbimit të bankës ku është depozituar shuma, në datën e kryerjes së pagesës.
4. Vlerat e përcaktuara si detyrim, në pikën 1, të këtij vendimi, të depozitohen në një nga bankat e nivelit të dytë, në emër të ankuesve, sipas shtojcës 1, bashkëlidhur këtij vendimi, në vlerën që shteti shqiptar detyrohet, sipas vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 10.11.2015, për secilën çështje.
Pak kohë më parë qeveria deklaroi se ka siguruar një marrëveshje përmes të cilës shtyn afatet e kompensimit të personave që marrin një vendim të gjykatës së Strasburgut.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/











