Sigal Uniqa Group Austria organizoi me rastin e festave të fund-vitit një pritje për përfaqësuesit e medias dhe të kulturës në vend, ku me këtë rast u inagurua edhe ekspozita “UNIQ’ART”, me karikatura të punuara nga profesor Bujar Kapexhiu (Mjeshtër i Madh) dhe Orlis Vathi.
Karikaturat, të punuara enkas për kompaninë më të madhe të sigurimeve në vend, SIGAL UNIQA Group AUSTRIA, përmes artit, shprehnin rëndësinë e produkteve të sigurimit, si një kulturë që duhet zhvilluar në vendin tonë dhe për më tepër si një domosdoshmëri e kohës.
Presidenti i kompanisë Avni Ponari tha se ekspozita është një këndvështrim i vecantë se si shërbime administrative mund të shijohen ndërkohë edhe në një atraksion për qytetarët. Idea e ekspozitës është se një kartë sigurimi sjell humor dhe gjendje të m irë shpirtërore.
Ndërsa autori i punimeve Bujar Kapexhiu sugjeroi shikuesit e ekspozitës të relaksoheshin edhe në situata dramatike kur ata kishin bërë më parë mbrojtjen e tyre tek kompania Sigal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/