“Venerim për eterit e tij xhelatë e persekutorë”, e ka cilësuar kreu i PD-së Lulzim Basha, paralelizmin e kryeministrit Edi Rama nga Jeruzalemi, midis Muzeut të Holokaustit dhe bunkerit të djegur në Tiranë.
“As toka e shenjtë e Jeruzalemit nuk i bën dot derman ‘të sëmurit të Tiranës’ siç e thërrasin mes tyre diplomatët dhe miqtë e huaj. Krahason të pakrahasueshmen. Imagjino se çdo ti bënin Izraelitet, apo çdo komb i qytetëruar një kryeministër që pa pyetur as për ligj, as për plan urban e as për qytetarët e vet, do të guxonte të rindërtonte furrat e Aushvicit në zemër të kryeqytetit. Të jete kaq idiot e të mos e kuptojë??? Nuk ma merr mendja. Është venerimi që ka për eterit e tij xhelatë e persekutorë”, shkruan Basha në një postim të tijin në “Facebook”.
Më herët, kreu i qeverisë Edi Rama, shkruante pas vizitës në muzeun e Holokaustit se, “Çfarë mësimi i paçmuar për çdo individ dhe popull për mënyrën se si duhet të mbajë gjallë kujtesën e vuajtjeve që nuk duhet të përsëriten kurrë!”.

/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












