10 mësime për revolucionin nga Kreshnik Spahiu

Shares

Kreshnik Spahiu ka mbledhur duart përpara dhe ka gjetur 10 arsye rreth revolucionit që nuk po ndodh në Shqipëri.

Ja cilat janë sipas tij:

1)Shpërthimi i revoltave nuk planifikohet sipas përvjetorëve jubilare. Rebelimi lind spontanisht.

2) Baza e revolucionit është më e gjerë se struktura e një partie.

3) Kryengritjet burojnë nga populli e janë produkt i faktorit të brendshëm dhe jo preferenca apo dëshira ambasadorësh.

4) Palca e revolucionit duhet të jetë kauza mbi të cilën ngrihet fryma për ndryshimin e regjimit.

5) Udhëheqësit apo organizatorët nuk mund të devijojnë objektivin dhe qëllimin si në rastin e demokratëve që e nisin me:

a) dorëheqjen e Edi Ramës,

b) e devijojnë me djegie bunkeri,

c) e ndryshojnë për buxhetin

e) e katandisin me kalamaj repera që kërcenin rap te bahçja e Kuvendit.

6) Revolucionet nuk lindin as nga Sheratoni, as nga Hotel Rogneri, por nga rrugicat dhe çdo cep i vendit.

7) Liderët e revolucionit duhet të rrezikojnë dhe shkrijnë gjithçka për kauzën: profesionin, pasurinë, postin, familjen dhe jetën.

8) Gjysma e deputetëve demokratë nuk duan zgjedhje apo revolucion sepse kanë frikë që nuk do të jenë më deputet në parlamentin e ardhshëm

9) Revolucion me kostume firmato Armani dhe syze Prada nuk mund dhe s’ka për të ndodhur kurrë në asnjë vend të botës.

10) Tragjike dhe komike mbetet ndërpreja e revolucionit sepse organizatorët do ikin me pushime.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...