Ndryshojnë afatet e rinovimit të kartës së shëndetit. Për të punësuarit ku afat zgjatet nga 6 muaj në një vit.
Në baze të udhëzimit “Për një ndryshim në udhezimin “Për kartën e Shëndetit” janë vendosur keo afate te reja:
Afati i kategorisë përfituese “I punësuar” bëhet: 1 vit nga data e lëshimit.
Afati i kategorisë përfituese “I sëmurë me Ca” bëhet: Pa afat
Afati i kategorise përfituese “Invalid i plotë” bëhet: Nga data e lëshimit të kartës deri në afatin e vërtetimit.
Një tjetër ndryshim i rëndësishëm lidhet me përdorimin e kartës së shëndetit dhe jo me të librezes së vjetër shëndetësore. Për të siguruarit që paraqiten me kartë shëndeti recetat me rimbursim do të ekzekutohen me paraqitjen e kartes se shendetit.
Duke filluar nga data 1 Janar 2016, karta e shëndetit është dokument i vetëm që verteton se personi është i siguruar në skemën e sigurimeve shëndetësore. Vlefshmëria e librezave të shëndetit në qarkullim përfundon më 31 Dhjetor 2015.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












