Vrau shokun biznesmen, gjykata lë në burg Miran Tilën

Shares

Arrest me burg ka vendosur Gjykata e Durrësit për Miran Tilën, autorin e vrasjes së biznesmenit Arben Hasa. Tila ka kërkuar mëshirë në gjykatë duke shprehur dhe pendesën për krimin e kryer.

Ai ka rrëfyer se nuk kishte qëllim të vriste shokun e tij, por se ngjarja ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër. Ne seancën e vlerësimit te masës, ishin të pranishëm vetëm motra dhe bashkëshortja e autorit, kurse vete Miran Tila nuk pranoi te japë detaje për ngjarjen.Tila u arrestua 4 ditë pas vrasjes, dhe në shtëpinë e tij u gjet dhe arma e krimit.Ai ka thënë se nuk kishte për qellim ta vriste ish mikun e tij por ta kërcënonte dhe ta poshtëronte si ai kishte vepruar më parë më të. Arben Hasa 39 vjeçar ishte ne te njëjtën kohe dhe punëdhënës i 43 vjeçarit, por midis tyre katër muaj me pare pati një konflikt.

Mëngjesin e 3 dhjetorit është gjetur në fshatin Shkallë të Manzës, një automjet i braktisur me njolla gjaku, dhe pak më larg makinës edhe trupi i pajetë i 39-vjeçarit Arben Hasa.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...