Studentët protestë për tjetërsimin e ndërtesës së Gjeologji-Miniera

Shares

Në foto, fakulteti i Gjeologji Miniera në hyrje të Parkut të madh të Liqenit

Studentë të Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave do bojkotojnë mësimin nesër në shenjë proteste ndaj faktit se pas një viti qeveria nuk ka mbajtur premtimin e ndërtimit të një godine të re për fakultetin dhe nuk ka dhënë asnjë alternativë tjetër akomodimi të ambienteve universitare.

Po nesër do të kryhet prezantimi për projektin fitues për tjetërsimin e godinës ekzistuese në ambient për Gjykatën e Lartë.

Rreth orës 9.30 studentët dhe pedagogët do mblidhen në ambientet para fakultetit për të shprehur pakënaqësinë me shpërfilljen që i bëhet universitetit dhe arsimit në tërësi duke bojkotuar mësimin për një ditë.

Në orën 10.00, përfaqësues të fakultetit do lëshojnë një deklaratë për mediat e pranishme. Protestës së studentëve të Gjeologjisë dhe Minierave do ti bashkohet dhe Lëvizja Për Universitetin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...