Paralajmërimi i Moody’s: Dështimi në stabilizimin e deficitit dhe borxhit do dëmtonte...

Paralajmërimi i Moody’s: Dështimi në stabilizimin e deficitit dhe borxhit do dëmtonte perspektivën e vendit

74
0
Shares

Shqipëria, e vlerësuar me “B1 stable” ka vazhduar përpjekjet e konsolidimit, sipas marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtare (FMN) dhe progresi në reforma, si pjesë e integrimit në BE ka ndihmuar për të kundërbalancuar përkeqësimin fiskal, sipas një deklarate të fundit nga Shërbimi i Investitorëve i agjencisë vlerësuese Moody’s.
“Ndërsa kandidatura e Shqipërisë në BE ka nxitur përparim në luftën ndaj korrupsionit dhe avancimin në reformën e sektorit publik, konvergjenca institucionale me standardet e BE-së mbetet e lartë dhe ne presim që mjedisi i biznesit të mbetet i kufizuar”, thotë Evan Wohlmann, asisent i zëvendëspresidentit – Analist në Moody dhe autor i Raportit.
Ky raport është thjesht një rishikimin për tregjet dhe nuk përbën një vlerësim.
“Megjithatë, ne presim efekte pozitive nga integrimi në BE, e cila ka provuar të jetë një udhëheqës i rëndësishëm i flukseve hyrëse të investimeve të huaja direkte në vendet e rajonit që kërkojnë të anëtarësohen “, shton ai.
Sfidat kryesore të kreditit të Shqipërisë lidhen me raportin e tij të lartë të borxhit, që Moody pret të arrijë kulmin në mbi 73% të PBB-ë në vitin 2015, para se të bjerë në rreth 70% në vitin 2016, si dhe kërkesat e konsiderueshme të huamarrjes bruto të vendit, edhe pse rreziqet e rifinancimit janë zbutur pas emetimit të eurobondit të dytë prej 450 milionë euro nëntor të vitit 2015. Treguesit fiskalë u përkeqësuan ndjeshëm gjatë vitit 2013 në prag të zgjedhjeve parlamentare.
Agjencia e vlerësimit vlerëson pozitivisht punën e qeverisë shqiptare me institucionet multilaterale, të tilla si FMN dhe Banka Botërore. Këto marrëveshje kanë për qëllim përmirësimin e qëndrueshmërisë së strukturës së brendshme të borxhit të vendit, që ka një maturim mesatar të shkurtër dhe një mbështetje të lartë në sistemin bankar vendas, i cili në vetvete është ngarkuar me vëllime të mëdha të kredive me probleme. Për më tepër, vazhdimi i progresit në reformat e gjithanshme të sektorit të energjisë të Shqipërisë, me mbështetjen e Bankës Botërore, janë thelbësore për përmirësimin e mjedisit të biznesit dhe për parandalimin e rritjes së detyrimeve të pashlyera të qeverisë.
Moody komenton më tej se progresi i suksesshëm sa i përket reformave pozitive strukturore të kredisë, veçanërisht trajtimi i korrupsionit, forcimi i të drejtave të pronësisë dhe efikasiteti gjyqësor, do të çojnë në përmirësimin e konkurrencës dhe do të rrisin tërheqjen për të bërë biznes.
Në anën tjetër, paralajmëron Moodys, një dështim për të stabilizuar deficitin fiskal dhe nivelin e borxhit publik do të dëmtojë perspektivën e qëndrueshme të vendit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY