Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha sonte në Opinion se nuk kishte ndërmend ndonjë kuptim seksit të fjalës kur deklaroi se do ti conte një kastravec 163 cm Erjonit në Bashki.
Një asocim ky me gjobën 163 milionë lekë të vjetra që kishte renditur kryetari i bashkisë pa llogaritur gabimet në mbledhje dhe shumëzim të kabinetit të kryetarit të Tiranës.
Basha tha se ishte në zhargonin popullor për të dëshmuar papjekurinë e Erion Veliajt.
“Unë mendoj se në folklorin popullor, kastraveci është tregues i papjekurisë”, tha Basha.
Në fakt kjo fjalë është kuptuar në ngjyrimin seksist të saj. Bile edhe mbështetës të Velisë në rrjetet sociale kishin për përgjigje sërish një përcaktim seksist të kastravecit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












