Kryetari i PD-së, Lulzim Basha mori pjesë sot në mbledhjen e “Forumit Shqiptar për Liri dhe Demokraci”. Gjatë fjalës së tij në këtë forum, Basha tha se dufi dhe zemërata popullore gjatë protestës së 8 dhjetorit, nuk ishin skenar i opozitës.
Sipas Bashës, dhuna e vërtetë nuk është ajo që u pa të martën në shesh, por është “dhuna e qeveritarëve ndaj të pamundurve, dhuna ndaj biznesit të vogël që kërcënohet me burg, dhuna e vërtetë është ndaj studentëve , ndaj fermerëve të cilëve sot nuk u jepet ajo që u është premtuar, por u mohohet dhe tregu. Dhuna e vërtetë është dhuna ndaj klasës së mesme shqiptare, ndaj medias dhe shtypit të lirë”.
Kreu i opozitës tha se Shqipëria sot është e frustruar, e zemëruar dhe e pasigurt ndërsa qeveria nuk i jep llogari askujt. Sipas Bashës, kjo qeveri shkatërroi më 21 qershor edhe testin e fundit i llogaridhënies, (zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
“Sot pas 25 vitesh kemi një Shqipëri tjetër, kemi një Shqipëri e cila vetëm 6 vite më parë u bë anëtare e NATO-s, kemi një Shqipëri e cila partneritetin e saj strategjik e ka me SHBA. Kemi një Shqipëri e cila më në fund është kandidate për anëtarësim në BE. Por megjithatë kemi një Shqipëri të frustruar, të zemëruar, të pasigurt. Shteti ligjor apo shteti i të drejtës është shumë më shumë se sa togu i ligjeve, është shteti i së drejtës si koncept, si vlerë. Ne duam të ndryshojmë motivin e luftë elektorale, të jetë një betejë për të marrë përsipër barrën e përfaqësimit të aspiratave të një populli të tërë. Gjykatat dhe prokuroria shqiptare janë sot zogjtë më të trembur përballë një ekzekutivi që i ka vënë përposhtë. I vetmi test i llogaridhënies janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Por testi i zgjedhjeve të liria dhe të ndershme nuk kaloi në qershor të këtij viti. Qeverisja aktuale bëri gjithçka për të kapur dhe shkatërruar zgjedhjet. Shkatërrimi i zgjedhjeve të qershorit është një kambanë alarmi për të gjithë ne. Shkatërron instrumentin e fundit të mbetur për llogaridhënie. Krijon të gjitha premisat për konfliktin social dhe përplasjen civile. Kur bie shteti ligjor, kur nuk ka më shtet të se drejtës, kur nuk ka më garanci për të drejtat e njeriut, kur nuk ka më pushtet gjyqësor apo legjislativ që ti bëjë ballë furisë arbitraritetit dhe arrogancës së qeverisë atëherë çfarë mbetet”, tha Basha.
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë apel për të gjithë atë që besojnë në kauzën e opozitës së sotme, të bashkohen me të, ndërsa njëkohësisht ka vënë theksin te fakti se para se të zgjerohet me këto bashkime, të nisë bashkimi në radhë të parë vetë brenda PD-së.
Lulzim Basha e bëri këtë apel teksa tha se reforma e dekriminalizimit nuk është e vetmja zgjidhje për të rrëzuar një klasë politike që ai e quajti një bandë hajdutërish që po zhvatin pasuritë e popullit shqiptar. “Të heqësh Arben Ndokën nga Kuvendi dhe ta bësh kryetar të PS në Lezhë, që nesër të sjellë mbesën 22 vjeç në Parlament e të thotë ja u dekriminalizova…, duhet vullnet politik dhe kjo qeveri e ka dëshmuar që se ka këtë vullnet”, vijoi Basha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












