Basha bind këshilltarin e Metës për akuzat e Ramës

Shares

Këshilltari i Ilir Metës, Lorenc Vangjeli përsëriti edhe njëherë akuzat që i bën cdo ditë Edi Ramës shefit të opozitës, Lulzim Basha që lidhen me financimet e rrugës Durrës-Kukës, marrëveshja për detin dhe 21 janarin.

Megjithatë Basha ka shpjeguar secilën prej tyre sonte në Opinion gjatë një debati me disa gazetarë. Lidhur me akuzën për rrugën Durrës-Kukës ai tha se ka qënë fillimisht KLSH. “Institucioni nxori një raport për rrugën ku tha se janë bërë 220 milionë euro abuzim ndërkohë që ishin paguar vetëm 60 milionë euro”, tha Basha.

Kryetar i KLSH në atë periudhë ka qënë Robert Ceku i cili u propozua nga PS të drejtojë KLSH si një prej deputetëve të së djathtës. PD nuk e kishte këtë emër si kandidaturë dhe nuk e votoi. Ceku u bë kryetar i KLSH vetëm me votat e PS-së.

Basha ka shpjeguar edhe rrjedhën e akuzës. Si deputet dhe ministër ai tha se kishte kërkuar vullnetarisht heqjen e imunitetit si deputet. “U vendosa në dispozicion të prokurisë, deponova vullnetarisht dhe pas kësaj prokuroria fjeti për 1 vit e gjysmë mbi dosjen. Vinte letra për shtyrje cdo 3 muaj dhe unë i firmosja”, tha Basha.

“Pas kësaj Armand Teliti, një nga të akuzuarit në lidhje me cështjen shkoi në gjykatë dhe kërkoi që ose të vijonin hetimet ose të mbyllet dosja. Gjykata i dha 3 muaj afat Ina Ramës si kryeprokurore dhe ajo orët e fundit i qepi një akuzë ku thuhej se Basha ka mashtruar këshillin e ministrave”, shpjegoi Basha.

Më tej kryetari i PD-së tha se dosja shkoi në gjykatën e Lartë dhe kjo e fundit mori vendimin pas një procesi gjyqësor të plotë.

Basha tha se prokuroria nuk e ka thirrur asnjëherë që prej dëshmisë së parë. Nuk më thirri se nuk kishte akuzë, tha ai. Përgjatë kësja periudhe nuk kam marrë ndonjë herë raport shëndetësor. Raportin e fundit që kam marrë ka qënë kur isha në gjimnaz, shpjegoi Basha.

Lidhur me akuzën për cështjen e detit ka pas një negociatë mes dy vendeve ku pjesa teknike ishte e Ministrisë së Mbrojtjes dhe pjesa procedurale ishte e ministrisë së Jashtme. Gjykata kushtetuese e ka ndalur marrëveshjen për shkak se nuk është firmosur nga Presidenti.

Basha tha se PS dhe Edi Rama paguajnë 40 lobistë që të fabrikohen e shpërndahen këto akuza ndaj meje me qëllim që të plazmojnë idenë që se ne nuk jemi ndryshe nga ata.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...