Barcaletat tek restorant Austria, konvertohen në konferenca shtypi tek Erjon Veliaj

Shares

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pranoi sot se shkresën për të gjobitur Partinë Demokratike e ka firmosur ai vetë por nuk mbajti asnjë përgjegjësi për falsifikimin e firmës së policit të bashkisë në fletën e gjobës.

Falsifikimi ka shkuar në prokurori pas padisë së Besmir Karajt ndërkohë që Veliaj kërkon pagesën e gjobës brenda një kohë të shkurtër.

Sipas Veliajt firma nuk është falsifikuar. “Ai i shkreti qëlloi që ishte në turn atë ditë dhe duhej të shoqëronte me fletën e gjobës listën e bashkisë. E mirëkuptoj. Ky është një vend ku presionin e hanë shumë njerëz. Zotëria nuk është fare i Tiranës. Jetonte në Fushë-Krujë, pra vinte nga Tirana si një qokë politike. Fati i tij i zi që të ishte në detyrë kur partia e tij shkatërroi qytetin tonë dhe siç e kërkonte detyra duhej të shoqëronte fletën e gjobës, por siç ju thashë, fletën e gjobës për zotin Basha e kam firmosur vetë dhe kjo nuk ka asnjë dyshim”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës i ka kujtuar dhe njëherë Partisë Demokratike, afatet për pagimin e gjobës.

“Kanë pesë ditë para se të fillojë kamata, 28 ditë para se t’ju bllokohen llogaritë. Do t’i paguajnë si çeço! Në daç të vijë kastraveci që kanë kryetar partie, në daç dikush tjetër! Si çeço do t’i paguajnë lekët”, deklaroi kreu i Bashkisë së Tiranës.

Veliaj mund të jetë nga të paktët zyrtarë të majtë që e kanë marrë seriozisht cështjen e shkatërrimeve të supozuara nga protesta në rrugën e Tiranës. Mjafton të shikosh listën e dëmëve që ka porosituar Veliaj për të kuptuar se si një gjë nis si barcaletë të restorant Austria dhe përfundon si konferencë shtypi te zyra e Erjonit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...