Tension te komisariti 1, deputetët e PD kerkojne lirimin e protestuesve

Shares

Foto ilustruese

Deputetë të PD-së kanë replikuar me shefin e komisariatit 1 në Tiranë lidhur me mbajtjen në qeli të disa protestuesve të opozitës.

Një numër deputetësh demokratë mes të cilëve, Bumci, Ristani, Tabaku, Islami, Hajdarmataj po qëndrojnë në oborrin e komisariatit ndërkohë që këmbëngulin për keqtrajtimin e të ndaluarve dhe presionin që po ushtrohet ndaj tyre.

Të arrestuarit nga policia akuzohen për dëmtim të pasurisë publike gjatë zhvilimit të protestës së djeshme në ambientet ku ishte vendosur bunkeri.

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Arben Ristani, ndaj mbështetësve të opozitës është ushtruar dhunë. Ai tha se kjo sjellje do të ndeshet më veprimet e PD-së dhe opozitës duke kërkuar sërish lirimin e të ndaluarve për shkak të pjesëmarjes së tyre në protestë.

Nderkohe prane komisariatit jane shtuar forca policore mes te cilave edhe dy furgone te repartit Shqiponja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...