RRITEN/Ndryshime të papritura në nivelin e taksave

Shares

Qeveria ka miratuar në mënyrë të papritur një taksë të re për sektorin e ndërtimit, e cila nuk është diskutuar më parë as me grupet e interesit, shkruan vizionplus.

Bëhet fjalë për taksën e ndikimit në infrastrukturë, e cila nga 4% për zonën e Tiranës, shkoi në 8%. Përqindja vendoset në bazë të vlerës së investimit dhe rrit kostot për këtë sektor.

Kërkesën ia ka depozituar Komisionit të Ekonomisë kreu i bashkisë së kryeqytetit Erion Veliaj, ndërsa kanë qënë deputetët e ekonomisë që miratuan shtesën në ligjin për taksat vendore.

Deputetët e mazhornacës kanë rrëzuar qeverinë në propozimin për vendosjen e taksës vjetore 20 mijë lekë dhe asaj të regjistrimit 70 mijë lekë për makinat me motor mbi 3000 kubikë. Ne fund, deputetët ranë dakord që taksa të jetë sipas variantit te Ministrisë së Financave, por për makinat të cilat kanë një vlerë mbi 50 mijë euro.

Sa i përket tarifës 1 euro për fjetjen në hotel, Komisioni i Ekonomisë vendosi që vlera të mos jetë e njëjtë për të gjitha rrethet, por të ndahet sipas numrit të turistëve, në 3 kategori: Tirana, Zonat Bregdetare dhe ato Malore.

Ndërkaq avokate, notere, mjeke, stomatologe, infermiere, farmaciste e arkitekte kundershtuan ne komisionin parlamentar ceshtjeve sociale paketen fiskale.

Pas miratimin ne parim te saj perfaqesuesit e profesioneve te lira kerkojne ndryshimin e nenit qe synon perllogaritjen e kontributeve shendetesore dhe shoqerore mbi bazen e pages maksimale. Ata e cilesojne antikushtetues dhe qe i çon drejt falimentit.

Qeveria sipas tyre ka ndermarre nje inciative pa bere nje studim dhe pa i konsultuar grupet e interesit, një kërkesë që u mbështet nga opozita dhe për cudi edhe nga LSI, deputetët e së cilës kanë votuar ligjin në Parlament.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...