Qeveria ngre Këshillin e Arsimit të Lartë

Shares

Qeveria shqiptare ka vendosur sot ngritjen e Këshillit të Arsimit të Lartë në vijim të zbatimit të ligjit të ri për shkollat e larta.

Sipas këtij vendimi:

Këshilli i Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor kryesohet nga ministri për arsimin dhe ka në përbërje 12 anëtarë, të cilët duhet të jenë personalitete të njohura të fushave akademike.

Anëtarët e Këshillit të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor emërohen me urdhër nga ministri përgjegjës për arsimin për një periudhë 1-vjeçare, me të drejtë riemërimi pa kufizim dhe shkarkohen prej tij.

Këshilli i Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor, sipas kërkesave apo propozimeve të ministrit përgjegjës për arsimin, shqyrton dhe këshillon ministrin lidhur me:

a) hartimin e strategjive e të programeve kombëtare për arsimin e lartë e kërkimin shkencor, drejtimet e politikave respektive dhe përgatitjen e akteve ligjore e nënligjore;

b) fushat parësore dhe programet e kërkimit shkencor e të zhvillimit teknologjik;

c) standardet për hapjen, riorganizimin, pezullimin, mbylljen dhe akreditimin e institucioneve të arsimit të lartë ose programeve të studimeve;

ç) kriteret për dhënien e titujve dhe gradës shkencore;

d) zhvillimin e politikave të veçanta dhe mënyrat e financimit të tyre;

dh) statusin dhe trajtimin e veçantë të personelit akademik;

e) çdo çështje tjetër që kërkohet nga ministri përgjegjës për arsimin.

Në vijim vendimi i qeverisë shpjegon se ministri i arsimit mund të ngrejë komisione të përhershme apo të përkohshme me anëtarët e këtij këshilli, për studimin e çështjeve e të problematikave të veçanta; mund të caktojë nëpunës të ministrisë përgjegjëse për arsimin, në cilësinë e sekretariatit teknik të KALKSH-it.

Pagesa për anëtarët e Këshillit të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor bëhet për pjesëmarrje në mbledhjet e këtij Këshilli, sipas akteve nënligjore në fuqi.

Këshilli i Arsimit të Lartë është një nga bordet përcaktuese të reformës në arsim dhe me pushtet të gjerë për zhvillimin einstitucioneve të arsimit të lartë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...