Nderim Lushi dënohet për protestën që fitoi. Kamatvonesat u falën nga qeveria

Shares

Nderim Lushi aktivisti i shoqërisë Civile i cili gjatë muajit qershor protestoi kundër kamatë-vonesave dhe debive të krijuara në vite, për energjinë elektrike është dënuar nga Gjykata e rrethit Gjyqësor Kukës me 4 muaj burg.

Dënimi vjen pasi zëri i protestës së tij është dëgjuar dhe qeveria ka falur kamatvonesat.

Është dënim me kusht dhe kryhet vetëm nëse Lushi do të kryejë një vepër tjetër penale.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Lushi në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”:

“Nderim Lushi dënohet 4 muaj, dënim me kusht! Gjykata shpalli fajtor Nderim Lushin dhe u dënua me 4 muaj heqje lirie.

Ky dënim nuk mund të ekzekutohet brenda dy viteve, pra quhet dënim me kusht, dhe nëse i akuzuari kryen vepra penale brenda dy viteve atëherë ky vendim hynë në fuqi menjëherë.

Nderim Lushi ishte në pritje të një vendimi të ngjashëm pasi siç e ka shprehur gjithmonë neni 223 është një nga nenet e dekriminalizimit i cili të persekuton gjithë jetën, duke plotësuar kështu kërkesat e klasës politike.

Çështja do të apelohet në të gjitha nivelet pasi është çështje parimesh dhe lirishe themelore të njeriut. Nderim Lushi ka 8 muaj që persekutohet gjykatave dhe për tu persekutuar përjetesisht nga neni 223.

Nderim Lushi nuk e pranon kurrsesi fajin kur gjithçka është qartësisht e verifikueshme. Është e qartë se dhe Gjykata ka presionet e veta nga sistemi në të cilin jetojmë.

I dëgjojmë çdo ditë thirrjet kundër qeverisë dhe dhunës që ushtrohet në protesta dhe askush nuk dënohet apo denoncohet.

Del qartë që ky shtet është ekskluziv vetëm i partive dhe jo i popullit të thjeshtë. Nderim Lushi nuk ndalet në përpjekjet për drejtësi. Sot startojmë dhe kontaktet me ndërkombëtarët. I bindur në fitoren finale”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...