Një nga protestuesit e arrestuar sot sapo u lirua nga komisariati 1 në Tiranë. Vlati la qelinë ndërkohë që dy protestuesit e tjerë mbetën atje deri nesër kur të jepet nga gjykata e Tiranës masa e arrestit ose urdhëri për lirimin e tyre. Arben Hajdari dhe Andi Kuka nuk dalin sepse kane flete arresti.
Depuetët prezentë janë larguar duke ctensionuar situatën që filloi të ndarkohej në ambinetet rreth e rrotull komisariatiti ku po mabhen disa protestues.
Një numër deputetësh demokratë mes të cilëve, Gent Strazimiri, Flamur Noka, Jorida Tabaku, Aldo Bumçi, Arben Ristani, Florion Mima, Kastriot Islami, Arben Imami, Mimoza Hajdarmataj, Gert Bogdani iu bashkuan qytetarëve të tjerë për të shprehur shqetësimin për trajtimin e protestuesve nga policia dhe solidaritetin ndaj tyre.
Të arrestuarit nga policia akuzohen për dëmtim të pasurisë publike gjatë zhvilimit të protestës së djeshme në ambientet ku ishte vendosur bunkeri.
Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Arben Ristani, ndaj mbështetësve të opozitës është ushtruar dhunë. Ai tha se kjo sjellje do të ndeshet më veprimet e PD-së dhe opozitës duke kërkuar sërish lirimin e të ndaluarve për shkak të pjesëmarjes së tyre në protestë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/