Arben Hajdari/Protestuesi me plagë në kokë, e rrahu shefi i krimeve në...

Arben Hajdari/Protestuesi me plagë në kokë, e rrahu shefi i krimeve në Kamëz

300
0
Shares

deputete te komisariti 11111

artani i protestes 1

Ne foton lart, Arben Hajdari dhe Andi Kuka, dy protestuesit që po mbahen në qeli

Një nga protestuesit e arrestuar që po mbahet në qelitë e komisariatit 1 në Tiranë u tregoi gazetarëve plagët në kokë nga dhuna policore që është ushtruar ndaj tij sot pasdite.

Arben Hajdari tregoi plaget ne koke nga rrahja e policeve dhe shefit te krimeve ne Kamez.

Ai shprehet se ka protestuar paqesisht dhe kerkon qofte nje prove te vetme nga policia nese ai ka ushtruar dhune. Po mbahet ne burg prej mese 20 oresh.

Deputetë të PD-së kanë replikuar me shefin e komisariatit 1 në Tiranë lidhur me mbajtjen në qeli të protestuesve të opozitës.

Një numër deputetësh demokratë mes të cilëve, Gent Strazimiri, Flamur Noka, Jorida Tabaku, Aldo Bumçi, Arben Ristani, Florion Mima, Kastriot Islami, Arben Imami, Mimoza Hajdarmataj, Gert Bogdani po qëndrojnë në oborrin e komisariatit ndërkohë që këmbëngulin për keqtrajtimin e të ndaluarve dhe presionin që po ushtrohet ndaj tyre.

Të arrestuarit nga policia akuzohen për dëmtim të pasurisë publike gjatë zhvilimit të protestës së djeshme në ambientet ku ishte vendosur bunkeri.

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Arben Ristani, ndaj mbështetësve të opozitës është ushtruar dhunë. Ai tha se kjo sjellje do të ndeshet më veprimet e PD-së dhe opozitës duke kërkuar sërish lirimin e të ndaluarve për shkak të pjesëmarjes së tyre në protestë.

Nderkohe prane komisariatit jane shtuar forca policore mes te cilave edhe dy furgone te repartit Shqiponja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY