Foto Ilustruese
Sot në mëngjes, më zonën e Kombinatit, ka shpërthyer një automjet tip”Volkswagen” me targa AA 880 BX me drejtues shtetasin me iniciale Elton Imeri, 34 vjeç, banues në Kombinat.
Ky shtetas ka dalë me automjetin e tij për të udhëtuar nga banesa te rruga e “Qelqit” në drejtim të Tiranës kur në një moment makina ka shpërthyer.
Menjëherë në vend ngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ambulanca duke dërguar në spital në gjendje të rëndë drejtuesin e automjetit.
Mësohet se lënda shpërthyese ka qenë tritol, gjë që hedh dyshime për një atentat.
Policia po punon për zbardhjen e plote te ngjarjes dhe shkakun e shpërthimit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












