Ka ndërruar jetë në moshën 38-vjeçare drejtori i Institutit të Statistikave Gjergj Filipi. Mësohet se drejtori i INSTAT u nda nga jeta mbrëmjen e kësaj të hëne në një spital të Athinës, teksa kurohej nga një sëmundje e rëndë.
Gjergj Filipi që prej tetorit 2013 drejtonte Institutin e Statistikave. Ndërsa më herët mbante postin e Drejtorit të Kërkimeve në Institutin AXHENDA.
Gjegji Filipi ka qenë konsulent për një sërë projektesh në fushat e zhvillimit dhe politikave ekonomike të financuara nga Bashkimi Europian; Banka Botërore dhe institucione të tjera të mirënjohura ndërkombëtare.
Ai ka pasur disa detyra shtetërore, që lidheshin kryesisht me çështjet e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Mbante titullin “Doktor i shkencave”, kishte veprimtari të dukshme universitare dhe mjaft punime shkencore.
Gjergj Filipi ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












