I plagosuri Elton Imeri
Atentati me tritol në automjet, mëngjesin e sotëm në Tiranë, mësohet se ka ndodhur ndaj Elton Imerit, 34 vjeç, i cili mban detyrën e Shefit të Policisë Ushtarake të Durrësit.

Vendi shpërthimit
Lidhur me motivet e atentatit, ende nga ana e policisë nuk ka ndonjë ë dhënë, ashtu sikurse edhe për autorët e mundshëm.
Vendi shpërthimit
Ekspertë të policisë ndodhen në vendngjarje, për grumbullim dhe analizë provash.
Vendi shpërthimit
Mësohet se i plagosuri, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.
Vendi shpërthimit
Shpërthimi i cili ndodhi mëngjesin e sotëm, shkaktoi disa dëmtime materiale, në dyqane, lokale e automjete aty pranë, ndërsa për fat nuk ka pasur të plagosur të mundshëm në njerëz.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/















