Ka filluar protesta e opozitës para kryeministrisë.
Në fillim të saj, fjalën mbajti deputeti Gent Strazimiri.
“Sot jemi me mijëra herë më shumë se studentët 25 vite më parë. Ky shesh mijëra herë më i vogël se ai i 25 viteve më parë”, u shpreh Strazimiri.
Më pas një e re nga Shkodra, duke u shprehur se, “Çohemi me frikë se çfarë do na marrë Edi Rama sot, a do më shemb shtëpinë, a do më fus në burg, ajo shtoi se jo më me frikë, të çohemi kundër kësaj qeverie”.
Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani, u shpreh më tej se, “Jemi mbledhur jo thjesht për një datë por për të protestuar një mandat që na ka vjedhur Rama – Meta. Me zgjedhje të parakohshme të lira e të ndershme, populli të vendosë ëpr rrugën që do të ndjekë”.
Një i ri nga Kavaja, apeloi “Të ngrihemi, koha është tani”.
Nënkryetari i Parlamentit Edmond Spaho apeloi për të protestuar “kund inkriminimit të qeverisë, kundër taksave e tatimeve, kundër kontrabandës së cigareve. Të protestojmë kundër padrejtësive, kundër kësaj qeverie, deri në largimin e dyshes Rama – Meta. Shkundu tirani, fundi juaj po vjen”.
Në emër të të përndjekurve, Besim Ndergjoni u shpreh se sot duhet të bëjmë ndryshimin e qeverisë, të bëjmë dhjetorin e dytë.
Deputeti Flamur Noka u shpreh më tej se, “Në fjalimet e Edi Ramës flitet jo për progres, ndërtime zhvillim, por për shembje, rritje taksash e burgosje. Për ata që nuk kanë lidhje me qeverinë ka vetëm burg, për trafikantët dhe të inkriminuarit e lidhur me qeverinë, ka liri. Ky regjim e zhyti vendin në mjerim e varfëri, e njëjta me atë të 25 viteve më parë. Të marrim fatet në dorë, zot jemi ne jo trafikantët e të inkriminuarit”.
Një fermer nga Devolli u shpreh më tej se, “Masat e qeverisë e kanë vënë në depresion devolliun, nuk po e ndiejmë përkrahjen sociale apo sumvencionimet për bujqësinë, farërat, plehrat e karburantin”.
Në fjalën e tij deputetit Gerti Bogdani apeloi për të protestuar, sipas tij për “ti thënë jo gjobave ndaj biznesit, për ti thënë jo burgosjes. Kësaj qeveria i ka ardhur fundi, i ka ardhur koha të ikë, nuk është e qytetarë e shqiptarëve por e jaguarëve”.
Një banore e Tiranës, familjarisht pa punë, u shpreh se “e prisja prej kohësh këtë protestë. Jeta ime është e pamundur, burrë e grua jemi pa punë, me tre fëmijë, nuk na japin as ndihmë ekonomike, sepse kemi televizor. Kam ardhur të protestoj për të ardhmen e fëmijëve të mi”
Deputeti Aldo Bumci, bëri thirrje për të protestuar, për të mos pritur edhe një viti më shumë, për tu bërë më keq situata.
“Pse duhet të presim edhe një vit më shumë, për një vit u mbyllën 73 mijë vende pune, duhet të presim edhe për tu mbyllur 73 mijë vende të tjera. Pse duhet ët presim më shumë që të varfërohemi më shumë. Viti që vjen nuk ka rritje pensionesh, rrogash, ndihmë ekonomike. Protestë.., protestë dhe zgjedhje të parakohshme”, u shpreh Bumci.
Në protestë foli edhe deputeti i PR-së, Agron Duka.
“Bizneset po vuajnë situatën më të rëndë represive. Pronarëve u është marrë prona dhe u është mohuar e drejta për ta kërkuar atë. Në këto kushte sot të majtë e të djathtë të ndalim të keqen. Qeveri teknike dhe zgjedhje të parakoshme”, u shpreh deputeti i PR.
“Marshim të pandalshëm, nuk ka më kthim mbrapa, apeloi deputeti Dashamir Shehi. Nuk mund ta sundojnë vendin një grusht njerëzish. Kjo qeverisej duhet të marrë fund një orë e më parë. Me një qeveri të mirë, ti dalim vetes zot, familjeve dhe fëmijëve tanë”, u shpreh deputeti Dashamir Shehi.
Fatmir Hoxha, ish-i përndjekur politik, u shpreh “Kemi dy orë që marrim frymë lirisht, duhet të rikthejmë lirinë, pa liri nuk ka jetë, nuk ka të ardhme”
Për Grida Dumën, “Varfëria nuk është blu, rozë, nuk ka ngjyrë partiake, është e zezë dhe e zezë është hija që sundon në të nesërmen e shqiptarëve sot”.
Ndërsa dhjetoristi Arebn Imami, u shpreh se, “Kemi një armik kundërshtarë jo të lehtë, i paarsyeshëm, që s’ka kontakt me realitetin dhe nuk do ta marrë mesazhin nga ky popull si merr një i mençur, ndaj kjo rrugë e protestave do të jetë rrugë e sakrificave tona, duhet ta bëjmë këtë sakrificë për një të ardhme më të mirë, për lirinë e vendin, zhvillimin ekonomik”.
Angjelina Gjeka, mbesa e At Zef Pëllumbit ka kërkuar që kryeministri Rama të tërheqë dekoratat për xhelatët e komunizmit dhe persekutonin e xhaxhait të saj dhe klerikëve të tjerë.
“Kam dhënë për vendin tim. Jam bashkuar në këtë protestë dhe ndaj me ju të njëjtat halle. Thikë pas shpine dekorimi i persekutonit të At Zef Pëllumbit dhe shumë klerikëve të tjerë. Ne nuk e meritojmë këtë sjellje. Kërkojmë që kryeministri të tërheqë dekoratat për xhelatët e komunizmit”, deklaroi ajo.
Deputeti Astrit Patozi u kërkoi qytetarëve të rrëzojnë shkakun e dëshpërimit dhe humbjes së shpresës në vend, sipas tij qeverinë e korruptuar.
“Në këtë marshim gjigant përfaqësojmë Shqipërinë e revoltuar që kërkon zgjidhje. Ne nuk e nderojmë dot aktin e studentëve që më 8 dhjetor ‘90 nisën shembjen e diktaturës. 25 vjet më parë Shqipëria ishte në udhëkryq për shkak të mungesës së lirisë, sot sërish në buzë të greminës. Edi Rama me Ilir Metën nuk na e risjellin dot diktaturën, por korrupsioni aq i rrezikshëm sa komunizmi dikur. Duhet t’ia heqim prenë nga goja kësaj bande mafiozësh. Rama na katandisi brenda një kohe të shkurtër që të mos e ndajmë dot deputetin nga vrasësi. Ne nuk kemi atdhe tjetër as për ta ndërruar, as për ta braktisur. Nuk mund të presim që ky vend të zbrazet nga qytetarët e dëshpëruar. Ne mund të rrëzojmë shkakun e këtij dëshpërimi, qeverinë e korruptuar. Ju ftoj ta marrim vetë fatin tonë në dorë. Të shembim qeverinë”, tha Patozi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












