Holandezja “De Telegraaf”: Qeveria e Edi Ramës lidhje te ngushtë me tregtarët...

Holandezja “De Telegraaf”: Qeveria e Edi Ramës lidhje te ngushtë me tregtarët e drogës dhe prostitucionit

88
0
Shares

“Qeveria e Kryeministrit socialist Edi Rama ka lidhje të ngushta me tregtarët e drogës, bosët e prostitucionit dhe trafikantët e qenieve njerëzore”.
Kështu shkruan gazeta holandeze “De Telegraaf”, e cila i referohet kreut të PD-së në Shqipëri, Lulzim Bashës, i cili saktëson se “kjo është një nga arsyet perse shqiptarët po largohen aq masivisht nga vendi i tyre”.
Një nga gazeta më të mëdha në Holandë, “De Telegraaf”, i ka kushtuar vëmendje jo të vogël fenomenit të azilkërkuesve shqiptarë në këtë vend. Në një artikull të publikuar në faqe e saj, kjo gazetë denoncon mbërritjen e qindra shqiptarëve në Holandë.
Në Holandë azilkërkuesit shqiptarë janë gjithmonë e në rritje. Por sipas “De Telegraaf”, në Gjermani ka një fluks shumë herë më e lartë shqiptarësh, ku rreth 100.000 shqiptarë kanë kërkuar azil në dy vitet e fundit.
Gazeta ka biseduar edhe me kreun e opozitës shqiptare Lulzim Basha. Gazeta shkruan se për Bashën ikja masive e shqiptarëve nuk erdhi si befasi, pasi largimin masiv është një simptomë nga ajo çfarë po ndodh në Shqipëri.
“Eksodi në Gjermani dhe Holandë është një simptomë e asaj që po ndodh në Shqipëri. Vendi ynë nuk është një vend i drejtësisë, por është një vend i padrejtësive”, tha Basha për gazetën “De Telegraaf”.
Numri i azilkërkuesve shqiptare janë çdo muaj në rritje të ndjeshme në Holandë.
Sipas statistikave zyrtare nga Holanda, gjatë muajit tetor plotë 286 qytetarë shqiptarë kërkuan azil në Holandë, nga 171 që u regjistruan në muajin shtator.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY