Viktima, Arben Hasa
Policia e Durrësit bën të ditur dje se po vijojnë kërkimet për kapjen e Miran Tilës, si autori i dyshuar për vrasjen me automatik të Arben Hasës, në Manëz.
Ndërkohë mësohet edhe motivi i kësaj ngjarje. Vrasja e biznesmenit Arben Hasa ka ndodhur për hakmarrje, pasi viktima kishte hequr nga puna 43-vjeçarin pas debateve mes tyre. Kjo është pista kryesore në të cilën është fokusuar hetimi i policisë, pas krimit të zbuluar tri ditë më parë, ku 39-vjeçari Hasa ishte qëlluar me pesë plumba. Ky kishte qenë jo vetëm shoku i tij, por edhe punëdhënësi.
Burime nga policia thanë se për herë të fundit 43-vjeçari është parë në zonën e Gjirit të Lalzit, ndaj dhe kërkimet janë përqendruar pikërisht në këtë territor.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












